Artion Alillari dhe Kevi Berberi ishin të parët që lanë Pogradecin dhe pranuan ofertën e Dinamos. Sot edhe një lojtar tjetër ka bërë të njëjtën gjë dhe ai është mbrojtësi Emiljano Hidri. Klubi nga kryeqyteti e ka zyrtarizuar marrëveshjes përmes rrjeteve sociale.
“Nëndetësja blu nuk pushon as të dielën. Sot, Dinamo mbylli marrëveshjen me mbrojtësin e spikatur Emiljano Hidri. Ai vjen nga radhët e ekipit pogradecar dhe do të jetë pjesë e 18 herë kampionëve për dy sezonet e ardhshme.
Dinamo mendon dhe beson në një grup lojtarësh të cilët demonstruan karakter fituesish në sezonin e kaluar. Klubi blu i uron mirëseardhjen 24-vjeçarit Hidri dhe suksese me fanellën dinamovite”, njoftojnë klubi kryeqytetas. /abcnews.al

