Dy futbollistë pozitivë me Covid-19, preket një tjetër klub spanjoll

schedule23:57 - 15 Gusht, 2020

schedule 23:57 - 15 Gusht, 2020

Rastet me koronavirus nuk po i ndahen klubeve spanjolle. Betis, Villareal dhe Malaga u prekën ditën e djeshme, teksa sot janë regjistruar dy raste te Real Sociedad.

Lajmi negativ konfirmohet nga klubi bask në Twitter, teksa dy futbollistët kanë nisur menjëherë karantinën.

Javën e ardhshme do t’i nënshtrohen sërish tamponëve, dhe mund të rikthehen në stërvitje vetëm nëse qëllojnë negativë në dy përgjigje radhazi.

Sociedad zhvilloi një sezon shumë të mirë, e mbylli kampionatin spanjoll në vend të gjashtë dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në grupet e Europa League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!