Leonardo është i fiksuar pas Sergej Milinkovic-Savic dhe ka bërë tentativën e radhës për ta transferuar te PSG. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, ka kohë që e pëlqen mesfushorin e Lazios, të cilin tentoi ta vishte kuqezi kur punoi te Milani.
So foot raporton se braziliani ka nisur sërish bisedimet për blerjen e 25-vjeçarit, një prej pikave më forta të bardhekaltërve. 60 milion ofron Leonardo për kartonin e tij, shumë që nuk bind presidentin Lotito dhe Igli Taren.
Lazio do të marrë pjesë ne grupet e Champions League sezonin e ardhshëm dhe nuk dëshiron të privohet nga mesfushori, por do të dorëzohej përballë një ofertë më të lartë se 60 milion euro. /abcnews.al