Goditje e dyfishtë e Egnatias, një bomber nigerian vjen nga Zvicra

schedule19:38 - 15 Gusht, 2020

schedule 19:38 - 15 Gusht, 2020

Egnatia vazhdon të jetë aktive në merkato dhe ka siguruar dy afrime të tjera për objektivin Superiore. Klubi nga Rrogozhina ka përforcuar sulmin me Francis Momoh.

19-vjeçari nigerian vjen në huazim nga Grasshopers dhe së shpejti pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Magani. Afrimi tjetër është Orian Xhemalaj, mesfushori nga Ballshi.

31-vjeçari u transferua tek Erzeni janarin e këtij viti dhe tani do të garojë për Egnatian. Mesfushori ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsionin e rinovimit për një tjetër vit.

 

Orian Xhemalaj

Afrimet e fundit kanë rritur entuziazmin në kampin rrogozhinas, teksa pak ditë më parë janë afruar emra si Ndriçim Shtubina, Artur Magani dhe Mario Teqja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!