Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia në finale të Kupës/ Kampionët e vendit kalojnë Elbasanin pas gjuajtjes së penalltive

schedule12:51 - 23 Prill, 2026

schedule 12:51 - 23 Prill, 2026

Përvoja ndoshta ishte ajo që vendosi.

Në një gjysmëfinale të dytë tepër të fortë, Egnatia ia doli të kalonte provën e vështirë në “Elbasan Arenë” dhe të kualifikohej për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kampionët e vendit, që e kanë fituar titullin dy herë radhazi dhe që janë trofembajtës edhe në Kupë, kaluan të parët në epërsi ndaj Elbasanit vendas, përballuan reagimin sidomos pas barazimit 1-1, dhe u treguan shumë më të qetë në gjuajtjet e penalltive.



Kjo sepse, 120 minuta lojë u mbyllën në ekulibër. Ekipi nga Rrogozhina e gjeti shpejt avantazhin, kur Gruda shënoi që në 11’, dhe u desh të vinte minuta e 57-të që skuadra e trajnerit Gvozdenovic të arrinte të barazonte, me anë të Mustës.

Pjesa e parë foli më shumë për kampionët që patën edhe mundësi të tjera, ndërsa pas pushimit, ishte Elbasani që mori frenat e lojës në dorë.

Pati pretendime edhe ndaj arbitrit, pati edhe goditje shtylle, dhe ndonjë gabim të portierit mik Tandilashvili, por më shumë se dy rrjeta nuk u shënuan.

Tek gjuajtjet e penalltive, Egnatia tregoi gjithë eksperiencën e një ekipi që ka dominuar futbollin shqiptar në 3 vitet e fundit.

Gaboi vetëm një goditje kur Kryeziu rrahu shtyllën, ndërsa katër lojtarë realizuan pa probleme.

E kundërta ndodhi me Elbasanin, që shpërdoroi dy penalltitë e para, nga Kasa dhe Lleshi.

Kualifikimi u arrit pas gjuajtjes së Fangajt e duket se trajneri Edlir Tetova nuk do të largohet nga stoli në fund të sezonit pa një trofe.

Rivali I Egnatias do të përcaktohet këtë të enjte nga ndeshja Vllaznia-Dinamo në Shkodër, ndërsa në Tiranë sfida përfundoi në barazim 1-1.

Sa për Elbasanin, në këtë edicion shumë të mirë, kanë shanse për të pretenduar titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!