Thomas Partey, mesfushori i Atletico Madrid, është lidhur më së shumti me Arsenalin kohët e fundit, por “Topccinjtë” nuk janë të vetmit që interesohen për ganezin që ka shkëlqyer në La Liga.
Spanjollët kanë kohë që po tentojnë të rinovojnë me të dhe të rritin klauzolën prej 50 milion eurosh që ka nën kontratën e tij, sigurisht duke i ofruar edhe rritje page.
“Mirror” shkruan se për Partey tashmë është futur në garë edhe Juventusi, klub që dëshiron t’i ofrojë Pirlos një mesfushë të fortë dhe lojtari i Atletico Madrid i ka dhënë provat se është një lojtar cilësor. /abcnews.al