Detaje nga kapja e 4 shqiptarëve, u sekuestruan 2.5 ton marijuanë

schedule11:11 - 2 Maj, 2018

schedule 11:11 - 2 Maj, 2018

Mediat italiane kanë publikuar detaje nga operacioni i mbrëmjes së 30 Prillit, ku në brigjet e Brindisit u sekuestrua një gomone me 2.5 ton marijuanë dhe u arrestuan katër shqiptarë. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet më shumë se 20 milionë euro.

Pas një ndekjeje në det mbrëmjen e 30 Prillit, Guardia di Finanza arriti të bllokojë një gomone të ngarkuar me 2.5 ton marijuanë në brigjet e Brindizit. Skafistët, me shtetësi shqiptare, kur panë motoskafët e Guardia di Finanza, u përpoqën të hidhnin ngarkesën në det. Në bordin e gomones u gjet dhe një kallashnikov dhe 30 fishekë. Gomonia 10 metra e gjatë me dy motorë  të fuqishëm ishte nisur Shqipëria.

Në pranga përfunduan 4 shqiptarë me inicialet B. M., 40 vjeç; H. X., 30-vjeç, R. B., 30 vjeç dhe C. S., 37 vjeç. Ata janë nga Vlora dhe nga Kavaja. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, por dhe për armëmbajtje pa leje të armëve të luftës. Dy prej tyre rezultojnë me precedent penalë po për trafik ndërkombëtar droge.

Ka qenë patrulla ajrore e agjencisë “Frontex”, e cila ka sinjalizuar e para gomonen e ngarkuar me drogë dhe e drejtuar për në brigjet pulieze në orën 2 të natës. Në përfundim të operacionit janë nxjerrë nga deti 10 pako të mëdha me marijuanë ndërkohë që 105 të tjera ndodheshin në bordin e gomones. Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet më shumë se 20 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!