Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka replikuar me nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili pas deklaratës së këtij të fundit se administrimi katastrofik i qeverisë i ka vënë vulën dështimit të shëndetësisë.
Beqaj shkruan se secili është i lirë të thotë çfarë të dojë, por ai si ish-ministër Shëndetësisë për tre vite gjatë qeverisjes së Ramës, ndjen se duhet të thotë disa të vërteta për publikun.
Thënë këtë, Beqaj liston disa nga hapat e ndërmarrë nga kjo qeveri në fushën e shëndetësisë që i shërbyen menaxhimit të situatë së pandemisë, ndërsa me ironi i kërkon ndjesë Vasilit.
“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.”
Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithseicili është I lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, seicili nga ne, mbi supe vetëm kokën e tij mban.
Por meqë për 3 vite e gjysëm kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.
Po e nis nga pandemia e Covid -19.
Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.
Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.
Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.
127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjenës Mjekësore në RSH”.
Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim.
Gjatë pandemisë recetat me rimbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e familjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektronikisht në rrejtin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.
Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Prej 5 vjetësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korcë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.
Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.
Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit.
Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.
Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin 5 milionë euro për modernizimin e spitalit të Traumës.
Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurologjik në QSUT
Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT.
Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.
Na fal o zoti Vasili për mijra katarakte FALAS për pensionistët.
Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet.
Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet.
Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës
Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës.
Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara.
Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.
Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe.
Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo”, shkruan Beqaj.
Vasili u shpreh sot se qeveria duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për shkak të gjendjes katastrofale me pandeminë e koronavirusit.
Sipas tij, dështimi i madh i qeverisë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19 është fakt i pamohueshëm.
“Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare.
Qeveria realisht ka rene,ka gabuar rende,eshte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem.
Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij”, deklaroi Vasili./abcnews.al