Në aksin nacional Pogradec-Tiranë në afërsi të fshatit Hudenisht, raportohet për një automjet të djegur.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë i cili më pas ka devijuar dhe është përplasur me bordurën.
Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se makina ka marrë flakë aksidentalisht.
Sakaq ngjarja e cila ka ndodhur në aksin kryesor ka krijuar edhe trafik të mjeteve.
/abcnews.al/