Përfshihet nga flakët një autoveturë pranë vendit të quajtur Ura e Drojës.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç–Fushë Krujë, ku një autoveturë është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë ekspertët dhe grupi hetimor, të cilët do të hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje./abcnews.al



