Immanuel Pherai vendosi duart në kokë dhe me të drejtë. Ishte ndeshja e tij e parë me Borussia Dortmund dhe kishte mundësinë të shënonte golin e tretë për verdhezinjtë, në miqësoren kundër Altach.
Holandezi 19-vjeçar mori një pasim nga Haaland dhe me portën e boshatisur, i riu e dërgoi topin jashtë kuadrati. Dëshirën e kishte të madhe të festonte golin e parë me gjermanët, por nuk ia doli me një rast ideal. /abcnews.al