Një efektiv policie në Kosovë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e Covid-19.
Gegë Prenaj ishte në intubim prej disa javësh, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mediat kosovare raportojnë se ai ishte nga fshati Gjorgjovik i Madh i Klinës, dhe punonte prej vitesh në stacionin policor të kësaj zone.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 365, ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar pozitivë 10.795 persona./abcnews.al



