Një person është plagosur pasditen e kësaj të mërkurë në Shëngjin, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për Abc News bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në vendin e njohur si Rana e Hedhur në Shëngjin, ku si pasojë është dëmtuar një nga pasagjeret që ndodhej në automjet.
Ndër të tjera mësohet se e plagosura identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës. /abcnews

