Këngëtarja e shumë pëlqyer Ronela Hajati është kthyer pas në kohë duke publikuar një video, në të cilën shfaqet në një prej koncerteve të saj.
Ajo thotë se i mungon shumë publiku dhe atmosfera që krijohej nga fansat. Ronela thekson se nëse situata vazhdon të jetë e tillë, projektet që ka përgatitur do t’i shtyejë përveç ndonjë kënge momentale.
Këngëtarja shprehet se punon dhe mundohet për të marrë duartrokitjet e publikut.
“Këto janë momentet për të cilat kam punuar gjatë gjithë jetës time! Kjo është çfarë dua më së shumti! Kjo është arsyeja pse brengosem….. Nese situata vazhdon e tille,une cdo projekt e kam te shtyre per me vone,pervec ndonje kenge momentale. Me mungon pafund kjo atmosfere,ky publik,me mungojne netet pa gjume nga udhetimet,me mungon lodhja dhe kenaqesia qe justifikon gjithcka! Dhe qe e marr vetem prej jush… Une punoj,krijoj ,mundohem qe ne fund te dites te marr duartrokitjet tuaja! Pa ju ,une s’jam asgje… Faleminderit qe me keni mbeshtetur gjithmone dhe uroj tua kem shperblyer sadopak keto vite! Ju dua! ”, shkruan ajo krahas videos./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDw3vIoHWsK/?utm_source=ig_web_copy_link