Koronavirusi po bën kërdinë në Amerikën Latine. Brazili është shteti i dytë më i prekur në botë nga pandemia pas SHBA. Mbi 3 milion brazilianë janë infektuar nga Covid-19, teksa mbi 103 mijë njerëz kanë humbur jetën.
Pozitivë kanë rezultuar edhe shumë futbollistë. Kampionati nisi javën e kaluar, saktësisht 3 muaj e gjysmë me vonesë. Shifrat janë të frikshme dhe Tyc Sports raporton se plot 151 futbollistë janë prekur nga pandemia deri tani.
Klubet më të goditura janë Corinthians dhe Goias me nga 23 raste, ndjekur nga Vasco Da Gama me 22 raste, ndërsa më pas vijnë Botafogo me 20 dhe Flamengo me 15 persona të infektuar. /abcnews.al