Rike Roçi kthehet pas në kohë: Si kalova kanalin e Otrantos, mbaja dorën e motrës nga frika

schedule08:36 - 12 Gusht, 2020

schedule 08:36 - 12 Gusht, 2020

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi është bërë nostalgjike.  Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një histori të dhimbshme të jetës së saj.

Rike ka rrëfyer momentin e largimit ilegalisht drejt Italisë me familjen, 25 vite më parë.

Më tej thekson se mbante dorën e motrës nga frika e detit dhe errësirës.

Sipas bukuroshes, gjithçka ia vlejti, pasi falë atij udhëtimi, sot është si turiste në një varkë me familjen e saj.

Mesazhi i plotë:

“Histori e shkurtër! 25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time…Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës…sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm…por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time.

Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme…E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!