Aventura e Roberto Donadonit në Kinë nuk ka shkuar sicc duhet. Mediat në Itali raportojnë se tekniku italian është shkarkuar nga Shenzen FC, pas nisjes jo të mirë të kampionatit këtë sezon.
Tre humbje nga katër ndeshje i kanë bindur drejtuesit e klubit kinez të vendosin për shkarkimin e trajnerit të njohur, i cili sezonin e shkuar ishte renditur në vendin e parafundit në krye të Shenzen.
Termina l'avventura cinese di #Donadoni sulla panchina dello #Shenzhen ❌??#SuperLeaguehttps://t.co/X4BuUjqUHR
— Eurosport IT (@Eurosport_IT) August 11, 2020
Tekniku 57-vjeçar, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë, tani duhet të mendojë për një tjetër aventurë, ndoshta në vendin e tij, ku për herë të fundit ka qenë në krye të skuadrës së Bologna. /abcnews.al