Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Edon Hasani, Mario Morina, Ismael Dunga dhe Lancinet Sidibe nuk do të jenë më pjesë e Tiranës në të ardhmen. Kampionët e Shqipërisë, që do të përballen me Dinamo Tbilisi në Champions League, ndërprenë bashkëpunimin me gjashtë lojtarët.
Bardheblutë kanë reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, duke falënderuar tre mesfushorët, portierin dhe dy sulmuesit për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishin pjesë e klubit kryeqytetas.
“Faleminderit Kampionë! KF Tirana falënderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim“, shkruan klubi bardheblu. /abcnews.al