Tjetër rikthim në kryeqytet, Prishtina prezanton ish-kapitenin

schedule19:43 - 10 Gusht, 2020

schedule 19:43 - 10 Gusht, 2020

Prishtina vazhdon përgatitjet për ndeshjen e Europa League, aty ku do të përballet me Lincoln. Ndeshja do të luhet në Gjibraltar të martën e 18 gushtit (ora 18:00).

Një kundërshtar i kalueshëm për fituesit e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërsa drejtuesit kanë përforcuar skuadrën, duke konfirmuar një tjetër rikthim pas atij të Besnik Krasniqit.

Bardhekaltrit kanë prezantuar ish-kapitenin Behar Maliqi, 33-vjeçarin që aktivizohet në qendër të mesfushës. Ky i fundit rikthehet në kryeqytet pas shtatë viteve, teksa ka provuar gjatë kësaj kohe të garojë për Partizanin në Superiore, Feronikelin dhe Llapin.

Pesë tituj kampionë ka fituar Maliqi në Kosovë dhe do të tentojë të sigurojë të gjashtin me ekipin e zemrës sezonin e ardhshëm. “Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar.

Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë tek unë. Shpresoj që viti të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ishin fjalët e para të lojtarit me eksperiencë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!