Ish-bashkëshortja e Olsi Çekiçit, i cili masakroi nënën e tij pak ditë më parë në fshatin Buçimas, ka mbërritur sot në Shqipëri.
Burime për Abcnews, bëjnë me dije se ajo ka udhëtuar nga Italia dhe do t’i drejtohet Gjykatës, ku pritet të kërkojë kujdestarinë e vajzës 15-vjeçare.
Mësohet se nëna e 15-vjeçares fliste shpesh me të bijën, por nuk e ka takuar prej vitesh pasi kërcënohej nga Çekiçi.
Kujtojmë që ditën e sotme, Gjykata e Pogradecit vendosi “Arrest me burg” për këtë të fundit nën akuzën e ngjarjes së rëndë, që ndodhi pasditen e 6 gushtit në fshatin Buçimas të Pogradecit. Shkak për krimin u bë një mesazh që Olsi Celiku lexoi në telefonin e vajzës së tij, 15 vjeçe.
LEXO EDHE: I preu kokën nënës, gjykata e Pogradecit cakton “arrest në burg” për Olsi Çekiçin
44 vjecari kishte tentuar të vrasë vajzën, por 15 vjeçarja arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së gjyshes. Firedes Çekiçi 70 vjeç u masakrua për vdekje nga djali i saj. I plagosur mbeti edhe vëllai i Olsit, i cili tentoi të shpëtonte nënën e tij./abcnews.al