Koronavirusi nuk toleron askënd dhe një tjetër klub futbolli është goditur nga pandemia. Argjentinasit e Velez Sarsfield kanë kryer testet dhe dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë.
Ata janë Ricky Alvarez dhe Thiago Almada, të cilët janë izoluar menjëherë duke nisur karantinën. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
I pari është një emër i njohur për tifozët e Interit, pasi shënoi 11 gola në 73 ndeshje të zhvilluara me zikaltrit.
Alvarez ka provuar të mbajë veshur edhe fanellën e Argjentinës në të kaluarën (një gol në nëntë ndeshje). /abcnews.al