“Munishi trajneri më i mirë në Kosovë”, një sulmues ndahet me Ballkanin

schedule18:28 - 9 Gusht, 2020

schedule 18:28 - 9 Gusht, 2020

Një sezon zgjati aventura e Artur Maganit me ekipin e Ballkanit në IPKO Superligë. Sulmuesi 26-vjeçar, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin dardan.

Ekipi nga Suhareka ishte surpriza më e bukur e sezonit të fundit në Kosovë. Djemtë e Munishit e mbyllën kampionatin në vend të tretë dhe luajtën finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, që e humbën 1-0 ndaj Prishtinës.

Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e. ekipit të FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, për mua trajneri më i mirë në Kosovë“, shkruan Magani. /abcnews.al