Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit për shkak të spekulimeve se po bëhen prindër për herë të parë. Vetëm pak ditë më parë, dyshja pranoi se do të bëhen prindër përmes një videoje që Ledri publikoi në Instagram, duke zbuluar kështu dhe gjininë e bebit.
Që nga ai moment, Sara nuk ka nguruar të publikojë në Instagram foto me barkun e rrumbullakosur, duke ndarë me ndjekësit edhe emocionet e shtatëzanisë. Por, së fundmi ka publikuar disa foto teksa shijon pushimet me bebushen e saj. Komplimentet nga fansat kanë qenë të shumta, ndërsa shumë prej tyre kanë kërkuar të dinë dhe emrin që dyshja do t’i vendosë vogëlushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Kujtojmë se Sara dhe Ledri janë përfolur prej kohësh për historinë e tyre të dashurisë, por vetëm para disa muajsh ata pranuan se janë bashkë. Ishte Ledri ai i cili përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku dukej i përqafuar me Sarën konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh. /abcnews.al/