Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, nuk do të jetë në fushë kundër Atalantës. Tekniku Thomas Tuchel do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa italianin në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Verratti pësoi një dëmtim në kofshë gjatë një seance stërvitore në fillim të javës, ku pati një përplasje me shokun e tij të skuadrës, Eric Choupo-Moting.
Sipas mediave franceze, Verratti nuk rrezikon vetëm sfidën e parë. Nëse PSG-ja ia del të kualifikohet për më tej ai sërish nuk do të jetë gati për të luajur. 27-vjeçari do të jetë pjesë e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Portugali, por dëmtimi i tij është më serioz seç dukej.
Francezët në duelin me Atalantën do të kenë shumë mungesa, ku përveç Verrattit nuk do të luajnë as Kylian Mbappe dhe Layvin Kurzawa. Gjithashtu Edinson Cavani është larguar pasi i përfundoi kontrata, ndërsa Angel Di Maria është i pezulluar për këtë takim. /abcnews.al

