Chelsea ka disa kohë që po kërkon një portier të ri për në sezonin e ardhshëm, pasi trajneri Lampard e humbi durimin me Kepën. Portieri spanjoll do të largohet në fundin e këtij sezoni dhe tashmë londinezët janë futur në garë për shërbimet e gardianit të Leicester City, Kasper Schmeichel.
Për portierin danez në garë është edhe Manchester United, që shikohet favorit duke marrë parasysh se babai i Kasper, Peter, ka luajtur më parë me “Djajtë e kuq”. Ai mund të tundohet nga ideja për të ndjekur gjurmët e tij.
Luhatjet e shumta që pati David De Gea këtë sezon janë një arsye tjetër se përse Manchesteri e kërkon me ngulm gardianin.

Një alternativë tjetër për Frank Lampard është edhe portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, por me shumë gjasa slloveni nuk do të largohet nga madrilenët. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë rivaliteti mes klubeve angleze për Kasper. /abcnews.al

