“Kam që 15 vjeç me këtë histori”, Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan

schedule13:58 - 8 Gusht, 2020

schedule 13:58 - 8 Gusht, 2020

Këtë javë, moderatorja Dojna Mema ka zgjedhur ta kalojë në vendlindjen e gjyshes së saj, Përmetin. Ajo bashkë me gjyshen, motrën dhe të ëmën kanë shkuar së bashku në qytetin e bukur, ku po kalojnë momente shumë të këndshme.

Përmes një videoje të postuar në Instastory, Dojna ka treguar se kanë vizituar edhe Bënjat e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.

Në këtë mënyrë, moderatorja ka zbuluar se prej vitesh vuan nga reumatizma.

“Kam që 15 vjeç me këtë historinë e reumatizmës”, shkruan ajo.

Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!