Presidenti i Libanit: Shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca ose ndonjë raketë

schedule19:22 - 7 Gusht, 2020

schedule 19:22 - 7 Gusht, 2020

Shpërthimi shkatërrues në Beirut mund te ketë qenë shkaktuar si pasojë e “neglizhencës, një rakete apo një bombe.” Kështu është shprehur për gazetarët presidenti i Libanit të premten.

“Shkaku nuk është zbuluar ende,” tha Michel Aoun në një intervistë, tre ditë pas katastrofës.

“Ka mundësi që shpërthimi të jetë shkaktuar nga neglizhenca, apo nga ndodnjë veprim i jashtëm, me një raketë apo bombë,” shtoi ai.

Numri total i viktimave si pasojë e shpërthimit u rrit në 154 të premten ndërsa 5,000 persona kanë mbetur të plagosur. Me dhjetëra të tjera janë ende të zhdukur.

Rreth 300,000 persona, më shumë se 12 për qind e popullsisë së Beirut-it, mbetën pa shtëpi si pasojë e shpërthimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!