Ngjarja makabre: Olsi Çekiçi u shtrua dy herë në psikiatri, mjekët nuk i vendosën diagnozë

schedule15:36 - 7 Gusht, 2020

schedule 15:36 - 7 Gusht, 2020

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre në Pogradec, ku Olsi Çekiçi vrau nënën e tij. Fqinjët e përshkruajnë 44-vjeçarin si person problematik dhe përdorues të lëndëve narkotike.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se Çekiçi ka qenë i shtruar dy herë në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan.

44-vjeçari ka qenë i shtruar në këtë spital në vitin 2017 dhe së fundmi ne muajin tetor të vitit 2019.

Çekiçi ka qëndruar ne spital rreth 10 ditë dhe mjeket nuk i kanë vëne një diagnozë, pasi Çekiçi kurohej si përdorues i lëndëve narkotike.

Ngjarja e rëndë që shokoi opinionin publik ndodhi pasditen e djeshme. Sipas të dhënave nga hetimi 44-vjeçari  e ka goditur të ëmën me dru në kokë. Më pas ai ka përdorur një mjet të quajtur (kosore) për t’i prerë asaj më pas kokën. Edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në trup.

LEXO EDHE: Horrori në Pogradec, autori tentoi të vriste vajzën se i gjeti një mesazh, gjyshja ndërhyri për ta mbrojtur

Sakaq, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një mesazhi që autori ka gjetur ne telefonin e vajzës së tij. /abcnews.al