Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E konfirmon FFK, një tropojan i talentuar lë Suedinë për Kosovën

schedule15:19 - 7 Gusht, 2020

schedule 15:19 - 7 Gusht, 2020

Edi Sylisufaj i ka thënë “po” Kosovës. I lindur në Suedi dhe me origjinë nga Tropoja, sulmuesi zgjedh të përfaqësojë Dardaninë dhe fillimisht do të jetë pjesë e skuadrës së 21-vjeçarëve. FFK ka konfirmuar gjithçka, ndërkohë që Sylisufaj pret të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm që të mund të luajë për Kosovën. 20-vjeçari është pjesë e Falkenberg në Suedi dhe këtë sezon ka shënuar 5 gola në 10 ndeshje në kampionat.

NJOFTIMI – “Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane.

20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar.

FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur”, shkruhet në njoftimin e FFK. /abcnews.al

https://www.instagram.com/tv/CDQjHz8nGia/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!