Më shumë se 5000 njerëz janë lënduar si rezultat i shpërthimit në kryeqytetin libanez, Bejrut, ku mbi 130 janë shtruar në njësi të kujdesit intensiv dhe 300 mijë njerëz janë të pastrehë. Pesë spitale nuk funksionojnë ose funksionojnë pjesërisht, e cila bën që pacientët e plagosur të transferohen në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.
OBSH tashmë ka dërguar furnizime kirurgjikale për të përmbushur nevojat e gjithsej 2000 pacientëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është gjithashtu duke punuar me autoritetet shëndetësore për të vlerësuar ndikimin e shpërthimit në shëndetin publik dhe të identifikojë boshllëqet dhe nevojat e shpëtimit.
COVID-19 mbetet shqetësim në Liban. Për shkak të shpërthimit, 17 kontejnerë të furnizimeve mjekësore të OBSH-së janë shkatërruar, të cilat kishin pajisje mbrojtëse personale./abcnews.al
https://www.facebook.com/WHO/posts/3403929266319099