Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, mund të largohet nga londinezët. Klubi anglez është drejt një revolucioni në mesfushë dhe uruguaiani nuk është pjesë e planeve të Mikel Artetës në sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimit të gazetarit të “Telegraph”, Sam Dean, janë dy klube italiane që kanë shfaqur interes për shërbimet e 24-vjeçarit. Bëhet fjalë për Milanin dhe Fiorentinën, të cilat kërkojnë të përforcojnë mesfushën dhe Torreira shikohet si një alternativë shumë e mirë.
Sipas gazetarit anglez klubi kuqezi ka një avantazh të lehtë ndaj Fiorentinës, pasi pëlqehet dhe nga vetë lojtari. Gjithsesi ende nuk ka asgjë konkrete dhe më shumë pritet të mësojmë në ditët në vijim. /abcnews.al
AC Milan are interested in Lucas Torreira, who could be allowed to leave as #AFC look to rebuild their midfield. Reports in Italy say that Fiorentina are also keen, but my understanding is that Milan is the most likely destination. More @TeleFootball soon.
— Sam Dean (@SamJDean) August 7, 2020