Ky sezon në IPKO Superligë ishte shumë i rivalizuar, por në fund triumfoi Drita. “Intelektualët” u shpallën kampionë të Kosovës për herë të tretë në histori dhe do të luajnë në fazën paraeliminatore në Champions League.
Shorti i vuri përballë Inter Club d’Escaldes, kampionëve të Andorrës. Kjo përballje do të luhet në Nyon të Zvicrës ditën e shtunë (8 gusht), duke filluar nga ora 18:00. Drita i është nënshtruar rregullave të protokollit mjekësor të UEFA-s.
Të gjithë lojtarët kanë kryer tamponët dhe nuk ka asnjë rast pozitiv për fat të mirë. “E njoftojmë të gjithë opinionin e gjerë që klubi jonë dje (e mërkurë) ka kryer testet për Covid-19 për 32 pjesëtarë të klubit, të cilët do të udhëtojnë në Nyon të Zvicrës.
Sot në orët e pasdites kanë dalë rezultatet negative, ndërsa nga IKSHPK është kërkuar që 17 persona të ritestohen për shkak të sigurisë sepse ne do të jemi pjesëmarrës në një kompeticion të rëndësishëm. Rezultatet për të ritestuarit do të dalin në mbrëmje rreth ores 21:00. Urojmë që të gjithë të rezultojnë negativë në teste“, shkruan klubi kampion i futbollit dardan në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al