Gjilani bën goditjen e dytë në merkato pas “blindimit” të portës me Enea Koliçin. “Skifterat”, që u shpallën nënkampionë dhe siguruan kualifikimin në Europa League, kanë përforcuar sulmin me Shend Kelmendin.
25-vjeçari vjen nga Flamurtari dhe sezonin e fundit realizoi 10 gola në 24 ndeshje me kuqezinjtë nga kryeqyteti. Sulmuesi ka provuar të luajë më parë me ekipe si Prishtina, Trepça ’89, Llapi, teksa provoi edhe një aventurë në Superiore me Skënderbeun e Korçës.
Kelmendi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Gjilanin, që ka kryer edhe një rinovim. Drejtuesit e klubit dardan kanë zgjatur bashkëpunimin me Armend Halilin. Mbrojtësi i majtë luajti një sezon pozitiv dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Mezani edhe për dy sezone të tjera. /abcnews.al