Sarri: Pse talleni me drejtuesit e Juves?! Ata nuk vendosin si tifozë

schedule17:57 - 6 Gusht, 2020

schedule 17:57 - 6 Gusht, 2020

Juventusin e pret një ndeshje shumë e rëndësishme nesër në mbrëmje. Bardhezinjtë presin Lyon në “Alianz Stadium” (21:00) dhe kanë detyrën për të përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë.

Kampionët e Italisë duan me çdo kusht kalimin në çerekfinale, aty ku do të përballeshin me fituesin e çiftit Manchester City-Real Madrid. Maurizio Sarri ka folur rreth kësaj ndeshje me ekipin francez në konferencë për shtyp, duke mos e kursyer ironinë me gazetarët e pranishëm.

LYON – “Duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe për të siguruar kualifikimin. Lyon është rritur shumë në aspektin mbrojtës, janë shumë solidë që prej momentit që po luajnë me tre mbrapa. Është një ndeshje e komplikuar, duhet të tregohemi të qetë dhe të kthjellët”.

E ARDHMJA – “Decizive për të ardhmen time ndeshja kundër Lyon? Aspak dhe mendoj se me një pyetje të tillë po i nxirrni si diletantë drejtuesit tanë. Sipas jush ata marrin vendim emocionale si tifozë, por nuk është kështu. Mendoj se zgjedhja është bërë, pavarësisht rezultatit të sfidës së nesërme”.

RONALDO – “Ai po stërvitet në mënyrën e duhur, dje shënoi një gol të mrekullueshëm në stërvitje, një realizim i një bukurie unike. Dybala? Akoma nuk e dimë nëse do të jetë i gatshëm, vendos stafi mjekësor për diçka të tillë. Të shohim nesër se si do të jetë gjendja e tij”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!