Imunologu amerikan Dr. Anthony Fauci është shprehur se shifrat nuk gënjejnë kur vjen puna tek koronavirusi në SHBA.
Eksperti më i lartë i SHBA-ve pranoi po ashtu se vendi po kalon epideminë më të rëndë të Covid-19 krahasuar me gjithë vendet e botës ndërsa shtoi se disa shtete të Amerikës “janë në zjarr”.
Fauci, i cili është anëtar i grupit të punës për menaxhimin e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, tha se SHBA. ka vuajtur ‘sasiorisht’ nga pandemia COVID-19 pasi vendi regjistron mesatarisht rreth 60,000 raste të reja dhe 1.000 vdekje në ditë.
Komentet, mjeku i bëri gjatë një interviste me Dr. Sanjay Gupta të CNN.
“Çdo vend ka vuajtur. Ne, Shtetet e Bashkuara, kanë vuajtuar… më shumë se kushdo tjetër. Kur sheh numrin e të infektuarve dhe numrin e vdekjeve, është shumë shumë shqetësuese,” u shpreh ai. /abcnews.al/