Vendim për dëbim nga SHBA, shqiptarja përfundon në spital

schedule11:16 - 28 Prill, 2018

schedule 11:16 - 28 Prill, 2018

Cile Precetaj është një grua shqiptare, e cila ka jetuar prej 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, ajo ka krijuar familje, ku është martuar me Perter Gojcevic dhe është nënë e tre fëmijëve.

Mirëpo, Precertaj është duke u përballur me një vendim që e dëbon atë nga SHBA-të dhe e detyron të kthehet në Shqipëri.

Bashkëshorti i saj tha se ajo është dërguar në spital për shkak të ankthit para se të dërgohej në burgun e St. Clair County.

“Pati ankth. Ajo mendoi se po pësonte atak kardiak. Qëndroi në spital për 2-3 orë dhe më pas e dërguan në burg”, tha Gojcevic.

Precetaj është përballur edhe në 2013-n me një situatë të tillë, por iu lejua qëndrimi për shkak të një vendimi në vitin 2014.

Familja e saj, thotë se Cile është përpjekur që të bëhet qytetare e ligjshme që kur erdhi në SHBA në vitin 2018. Familjarët dhe avokati i saj thonë se Precetaj nuk ka bërë asnjë krim gjatë kohës që ka qenë pa dokumente.

“Nëse mbledh të gjithë  paratë që kam harxhuar nëpër avokatë është çerek milioni dollarë me të gjithë që premtonin dhe në fund jam këtu me tre fëmijë dhe një nënë që qajnë”, tha Peter Gojcevic për mediat amerikane.

“Ata thonë se ajo theu ligjin, erdhi këtu ilegalisht dhe qëndroi më shumë se ç’duhet. Mendoj se thyhet një ligj më i madh kur ndahet një familje”, tha Gojcevic.

Një zëdhënës i zyrës së Emigracionit dhe Doganave tha se do të ketë një përgjigje nga agjencia në ditët në vazhdim duke pasur parasysh situatën që është krijuar me këtë rast./abcnews.al