Arsenali ka habitur një ditë më parë, kur ka njoftuar largimin nga puna të 55 pjesëtareve të stafit. Klubi londinez është munduar ta justifikojë këtë lëvizje përmes një qëndrimi zyrtare, por tani duhet të përballem me zemërimin e futbollistëve.
“The Athletic” raporton se futbollistët e “Topçinjve” janë larguar ditën e djeshme të nervozuar, për shkak se klubi ka vepruar ndryshe nga se kishin rënë dakord kur diskutuan për uljen e pagave të tyre.
Arsenal players not happy with 55 staff being made redundant. They agreed 12.5% wage cut in April after receiving assurance nobody would lose jobs. Yesterday’s news left squad angry & they plan to raise it with #AFC bosses. With @gunnerblog @TheAthleticUK https://t.co/OWotcinKhh
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 6, 2020
Lojtarët dhe stafi teknik kishin pranuar që pagat e tyre të uleshin me 12.5 për qind në muajin prill dhe para se të bënin diçka të tillë kishin marrë garancinë që askush nuk do ta humbte vendin e punës. Dje u pushuan 55 punonjës të klubit dhe tashmë drejtuesit duhet të përballen me futbollistët. /abcnews.al