Michelle Obama thotë se vuan nga ‘depresioni i shkallës së ulët’

schedule09:20 - 6 Gusht, 2020

schedule 09:20 - 6 Gusht, 2020

Ish-zonja e parë e SHBA, Michelle Obama ka deklaruar se vuan nga depresioni i gradës së ulët.

Në edicionin e dytë të postcast-it të saj, i cili u transmetua ditën e djeshme, ajo është shprehur se pandemia ka ndikuar edhe në gjumin e saj, pasi zgjohet në mes të natës, sepse shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim.

“Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.

Unë kam kaluar ato rënie dhe ngritje emocionale që mendoj se të gjithë i ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë…ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten”, tha ajo, raporton ‘The guardian’’.

Michelle gjithashtu është shprehur se gjatë jetesës në Shtëpinë e Bardhë, ishte e rëndësishme t’i përmbahej orareve dhe është diçka që ajo e ka përdorur edhe gjatë pandemisë, sidomos gjatë mbylljes.

“Barack është në zyrën e tij, duke bërë telefonata, duke punuar me librin e tij. Unë jam në dhomën time, vajzat janë në kompjuterët e tyre, por rreth orës pesë, të gjithë mblidhemi dhe bëjmë një aktivitet si puzzle. Thjesht, ulemi dhe përpiqemi të zgjidhim një puzzle të madh me mijëra copëza”, shtoi Obama./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!