Manchester United ka fituar 0-5 ndeshjen e parë kundër LASK Linz jashtë fushe. duke siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Europa League, aty ku do të përballet me Copenhagen.
Sonte po luhet dueli i kthimit në “Old Trafford”. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa 45 minutat e dyta kanë nisur “zjarr”. Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 55-të. Mbrojtësi Philipp Wiesinger realizoi një eurogol, që shtangu argjentinasin Romero.
Gjithsesi, festa e ekipit austriak zgjati shumë pak. Djemtë e Solskjaer reaguan dhe gjetën golin e barazimit pas dy minutash. Lingard mori një asist nga Juan Mata dhe nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar. /abcnews.al