“Mezi marr frymë”, Bebe Rexha e sëmurë prej ditësh, flet për problemet me shëndetin

schedule08:45 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:45 - 5 Gusht, 2020

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore, e cila numëron disa hite. Prej disa kohësh, këngëtarja e hitit “I’m a mess” nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, megjithatë ajo ka qëndruar pranë ndjekësve, duke qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, Bebe ka treguar se nuk ndodhet mirë përsa i përket gjendjes shëndetësore, pasi vuan nga infeksioni i sinusit. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila përmes disa videove në rrjete sociale ka bërë me dije gjendjen e saj shëndetësore, ku shprehet se mezi merr frymë, dhe ka dhimbje koke të tmerrshme prej disa ditësh.

Kujtojmë që Bebe u fotografua disa ditë më parë në krahët e një mashkulli misterioz. Dyshja është fotografuar afër një tregu ushqimor në Los Angeles, dhe ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!