Iker Casillas u tërhoq zyrtarisht nga futbolli ditën e sotme. Portieri i famshëm spanjoll, i cili fitoi gjithçka me Real Madrid dhe kombëtaren e Spanjës, është një ndër më të mirët në rolin e tij në dy dekadat e fundit.
Të shumta kanë qenë mesazhet që ka marrë. Një prej tyre vjen n ga Gianluigi Buffon, legjenda italiane. Pavarësisht rivalitetit të madh, të dy kanë pasur dhe kanë një raport fantastik prej vitesh dhe vlerësim të madh për njëri-tjetrin.
LEXO EDHE: “E mbylli më i miri i historisë”, Iker Casillas i jep fund me futbollin
42-vjeçari i Juventusit, i cili s’e ka aspak ndërmend të ndalet, ka bërë një dedikim emocionues në rrjetet sociale. “Thonë që konkurrenca na bën më të mirë se të tjerët, por jo perfektë.
Ndoshta fiksimi i kotë për t’u bërë perfekt, është ajo që na bën ata që jemi. Faleminderit Iker, pa ty gjithçka do të kishte më pak kuptim“, shkruan Buffon. /abcnews.al