Femrat në botën e futbollit shqiptar janë me pikatore, sidomos në fushën e arbitrimit. Vite më parë ishte njësoj edhe në shtetet e huaja, por situata ka ndryshuar për mirë.
E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri, ku po zhvillohet futbolli i femrave dhe po rritet numri i arbitreve. Diçka e tillë i shërben ambientin të ashpër të futbollit shqiptar.
Një vajzë që gjykon një ndeshje, ndikon që të ulen protestat për vendimet e dyshimta. FSHF ka postuar një video në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ku ndër të tjera shkruan:
“Deri dje në Shqipëri, femra në futboll dukej një gjë e rrallë dhe ndryshe. Sot, ky realitet është tejkaluar. Femrat janë edhe drejtuese ndeshjesh, pra arbitre.
Dhe prej vitesh edhe arbitre ndërkombëtare. Ky është një realitet i ri. Një risi për futbollin dhe për shoqërinë shqiptare. Vajza, bashkohuni me ne! Me familjen e madhe të futbollit!“. /abcnews.al