Oscar Ruggeri është një emër shumë i njohur në Argjentinë. Ish-mbrojtësi i Boca Juniors, River Plate dhe Real Madrid, i cili fitoi Botërorin e vitit 1986 me kombëtaren “albiceleste”, ka lëshuar akuza të forta kundrejt Gerard Pique, mbrojtësit të Barcelonës.
“Pique është një lojtar i nivelit të dytë. Ai është siç isha unë dhe ashtu si shumë lojtarë të tjerë të zakonshëm, një mbrojtës i nivelit të mesëm, asgjë më shumë. Sigurisht që ka një imazh të bukur, edhe mjekrën e ka të bukur. Mos të harrojmë të dashurën e famshme.
Por, nëse do të luante me Valencian, askush nuk do e njihte atë. Është pjesë e Barcelonës dhe ndryshon puna. Ai se vret mendjen për presion, e ndjen vetëm në përballje të mëdha. Sergio Ramos është ndryshe, ai është mbrojtësi më i mirë në botë“, deklaron Ruggeri për Fox Sports Argentina. /abcnews.al