Sondazh

Vendimi i Hagës:

  • Përpjekje e Europës për të barazuar viktimën me agresorin 50%
  • Dështim i politikes shqiptare për të mbrojtur historinë 50%
Loading ... Loading ...
 

BE e shqetësuar për ndryshimet në Ligjin për Specialen/ Canaj: Politika e Kosovës s’ka bërë sa duhet për çlirimtarët

schedule17:33 - 12 Tetor, 2026

schedule 17:33 - 12 Tetor, 2026

Komisionerja Europiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka cilësuar të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato bien ndesh me detyrimet e vendit ndaj Bashkimit Europian.

Ndërkohë, ish-diplomati Blerim Canaj, në një intervistë për “Balkan Update”, e lidh këtë nismë me mënyrën se si Gjykata Speciale ka vepruar gjatë gjashtë viteve të fundit.

Sipas Canajt, ndryshimet erdhën si pasojë e vërejtjeve të vazhdueshme, përfshirë ato të Avokatit të Popullit. Ai kritikon gjithashtu spektrin politik në Kosovë për mungesën e angazhimit të mjaftueshëm në lobimin për çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.



“Është përgjigje e asaj se çfarë është vërejtur gjatë procesit të këtyre 6 viteve. Kjo është vetëm në sajë të sjelljeve që Gjykata Speciale ka bërë gjatë këtyre viteve. Është dashur që të reagojë parlamenti i Kosovës, por kjo ka ardhur edhe në sajë të shumë vërejtjeve të Avokatit të Popullit.

Parlamentit të Kosovës i është dashur që të merret një vendim. Ndryshimi ka ardhur për shkak të sjelljes së Gjykatës gjatë procesit. Mendoj që spektri politik në Kosovë nuk ka bërë aq sa duhet sa i takon lobimit. Politika në Kosovë nuk ka bërë aq sa duhet për çlirimtarët. Vendimi i Gjykatës Speciale ka qenë një vendim politik, për t’i dënuar”, tha Canaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!