Dita sot nis me temperatura të larta, mësoni si do të ndryshojnë gjatë ditës

schedule07:11 - 4 Gusht, 2020

schedule 07:11 - 4 Gusht, 2020

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do jenë në zonat veri-veriperendimore. Edhe pjesa e dyte e dites vijon me kthjellime e vranësira të herë pas-herëshme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet ndjeshëm në pasdite duke arritur shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!