Covid-19 i mori jetën, mjeku i afërm i kreut të Bashkisë Tropojë! Dedikimi: Le pas dhimbje

schedule10:29 - 3 Gusht, 2020

schedule 10:29 - 3 Gusht, 2020

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut Anibal Byberi duke zbuluar se kishte lidhje farafisnore më të ndjerin.

Byberi shkruan se mjeku la pas dhimbje, lot, pikëllim e trishtim.

“Vdekja eshte nje realitet makaber qe nuk pranon as lutje e as pershpirtje.
Le pas dhimbje e lot,pikellim e trishtim.

Por kur merr jete ne moshen me te mire ajo behet e paperballueshme e teper e veshtire.
Keshtu po e perjetoj sot ikjen tende i dashur Dr.Anibal Byberi.

Kusheri,shok e mik do na mungosh shume. Te qofte i lehte dheu e shpirti yt pushofte ne Parajse.
Ne qiell do ta veshtrojne shpirtin tend te mire familjare,kusherinje,miq e dashamire!”, shkruan Byberi./abcnews.al