Pianisti i njohur koncert “si një përqafim” në rrugët e Shkodrës me masa anti-Covid

schedule15:59 - 2 Gusht, 2020

schedule 15:59 - 2 Gusht, 2020

Muzika e tij është ritual, meditim, muzikë që të bënë të thellohesh duke e shijuar secilin tingull që nxjerr nga piano….

Robert Bisha pianisti, kompozitori dhe instrumentisti multi-dimensional solli në qytetin e Shkodrës projektin muzikor “Home Neverland” dhe “Kangët e oborrit t’Shkodrës”…

Në një ambient të hapur në rrugën e Gjuhadolit, ku organizatorët ishin kujdesur që të ruhet distanca dhe të mbahen maskat. Solli freskinë me muzikën e tij duke luftuar kështu temperaturat e larta dhe duke larguar për një orë frikën e krijuar nga Covid 19.

Ai shprehet se këtë koncert së bashku me organizatorët e kanë menduar si një përqafim…

Muzikën që ai bënë nuk e fut tek argëtimi, apo tek muzika që të bënë të mendosh, por tek rituali, ku janë së bashku argëtimi që vjen në një formë tjetër…Sinkron… Robert Bisha…

Robert Bisha ka përfaqësuar në disa raste Shqipërinë në skenat ndërkombëtare duke u bërë per elitat intelektuale të Evropës perëndimore shpesh herë një pike referimi artistike.

Në Shqipëri është një figurë poliedrike qe s’ka ekzistuar me pare dhe njëkohësisht e vështirë për ta kanalizuar vetëm në një zhanër muzikor./abcnews.al