Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se në kuadër të mbrojtes së përhapjes së Covid 19, do të vijojë puna për ashpërsimin e masave.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se një natë më parë ka qenë në terren bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës.
Siç ka bërë të ditur ministri Zemaj, pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafe.
“Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, përndryshe do të ketë ndëshkime! Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve”, shkruan Zemaj.
Postimi i plotë:
Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!
Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!
Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!
Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!
Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!/abcnews.al