Napoli e mbylli me fitoren 3-1 kundër Lazios kampionatin e këtij sezoni. Fundi i ndeshjes u shoqërua me tension të madh dhe protagonist ishte Gennaro Gattuso. Ndihmësi i Simone Inzaghit gaboi duke ofenduar trajnerin e Napolit dhe ky i fundit, i njohur për karakterin gjaknxehtë, nuk u përmbajt.
“Unë ‘terrone‘? (emërtim që pjesa veriore e Italisë përdor kundër atyre nga jugu, sigurisht me sens negativ dhe për t’i ofenduar), hajde ma thuaj në sy po ta mbajti!“, po ulërinte Gattuso, teksa i vetmi që tentoi për ta qetësuar ishte Igli Tare.
Drejtori sportiv i Lazio ndërhyri duke shmangur një sherr të madh, ia doli të evitojë përplasjen dhe qetësoi Gattuson, duke e nxjerrë jashtë fushave të blerta. /abcnews.al
“Terrone? Vieni, vieni!
Adesso me lo devi dire in faccia ‘terrone’!”Quanto cazzo gasi Ringhio! ?#NapoliLazio#ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/5ABnP4trEJ
— OsiVEN (@pasqualecaso92) August 1, 2020