Edi Martini: Djemtë e mi e meritojnë ta çojnë Kupën në Durrës

schedule19:54 - 1 Gusht, 2020

schedule 19:54 - 1 Gusht, 2020

Teuta përballet nesër me Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Edi Martini, si zakonisht ka dalë para mediave dhe ka folur për këtë përballje të rëndësishme që skuadra e tij ka në program.

“Kemi menduar për finalen me Tiranën, që pas fitores në Vlorë kur siguruam pjesëmarrjen në Europë. Kemi disa lojtarë jo në 100 për qindëshin e tyre, por rikuperimet vazhdojnë. Ata kanë luajtur shumë dhe ngarkesa ka qenë e madhe. Gjendja është optimale”, tha trajneri shkodran.

“Jemi të përqëndruar te kjo ndeshje më shumë se  kurrë. Stërvitemi çdo ditë dhe mendom për atë kupë, i kemi bërë hyzmetin kampionatit dhe Kupës. Djemtë janë të kariakuar maksimalisht. Duhet të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur. S’duhet të gabojmë. Ishalla e fitojmë dhe të kemi fatin me vete”.

“Ne me ekipin kemi gjatë që mendojmë. Edhe unë bashkë me ta bisedojmë për mënyrën se si do ta interpreteojmë këtë ndeshje. Kam besim të madh se do ta fitojmë. Këta djem kanë sakrifikuar shumë për këtë kupë, nga pandemia, kampionati i gjatë, një herë në 3 ditë ndeshje. E meritojnë këta djem ta dërgojnë këtë kupë në qytet”, mbylli Martini. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!